×
  • Lajme
  • Lajme

    Andin Hoti tregon kur takoi për herë të fundit babanë e tij

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 18:51

    Djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andini që tash është deputet i PDK-së, ka folur me rastin e 20-vjetorit prej kur babai i tij është zhdukur nga forcat serbe prej burgut të Dubravës.


    Ai kujton gjendjen para 20 vjetëve kur prindi i tij u nxor nga burgu i Dubravës dhe më s’u pa asnjëherë.

    Ai thotë se ka qenë 12-vjeçar në atë kohë ndërsa tregon se, për të, hera e fundit kur e ka takuar babain e tij, ka qenë më e keqja.

    “Hera e fundit kur jemi taku me babin ka qenë me e keqja. Ne kemi shku çdo muaj ta vizitojmë. Herën e fundit në burg as nuk na kanë lënë të flasim shqip e as të kemi kontakt fizik”, ka thënë Hoti për T7.

    Përgjatë këtyre dy dekadave ai thotë se familja e tij, e sidomos motra e Ukshin Hotit, ka gjurmuar pa u ndalur për të mësuar fatin e veprimtarit, por asgjë nuk ka ndihmuar aq sa të gjetët ai.

    “Kemi pasur informata të shumta, po asnjëra prej tyre nuk ka pasur ndonjë rezultat”, ka thënë Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!