I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në platformën X, Lajçak ka ndarë detaje nga ato që ai kishte diskutuar në këtë konferencë, duke thënë se ëështë një momentum i ri i cili nuk duhet humbur.
“I pyetur për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e tij për të ardhmen në BE në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë, theksova se kemi një momentum të ri, i cili nuk duhet humbur”, ka shkruar diplomati sllovak.
Asked about the accession perspective of the Western Balkans and its importance for the 🇪🇺 future at the Peace and Sustainable Growth Conference in Athens, I stressed that we have a new momentum, which should not be missed. pic.twitter.com/ksT30xnb0E
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 17, 2024
Caku i orientimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por vendet e këtij rajoni nuk kanë bërë hapa të njëjtë në rrugën e integrimeve evropiane dhe për më shumë, rruga e Kosovës drejt BE-së është më delikate dhe më specifike, vlerësojnë njohësit e integrimeve evropiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.