×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtarët e Kongresit amerikan i shkruajnë letër presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 17:37

    Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Maggie Hassan dhe kongresistët Annie Kuster dhe Chris Pappas i kanë dërguar letër presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti si shenjë falenderimi për strehimin e afganëve në Kosovë.

    Presidentja Osmani i ka falenderuar senatorët dhe kongresistët për vlerësimin, duke shkruar se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta.

    “Faleminderit Senatorëve, Shaheen e Hassan dhe kongresmenëve Kuster dhe Pappas për letrën dhe vlerësimin. Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të lidhura me vlera të përbashkëta dhe qëllime të përbashkëta. ShBA-ja mund të llogarisë në përkrahjen tonë në të ardhmen”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!