×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i KQZ-së i reagon PZAP-it: Lejimi i kandidatëve të “Srpska”-s në zgjedhjet e Veriut, shpërdorim kundër vet shtetit

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 18:47

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka dhënë mundësinë Listes Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit që mbahen në katër komunat veriore të Kosovës.


    Ky vendim fare nuk i ka pëlqyer Adnan Rrustemit anëtar i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Ai thotë se lejimi i tre kandidatëve të Listës Serbenë zgjedhjet e Veriut është si me ua financu me para të buxhetit të shtetit fushatën kundër integritetit e sovranitetit të shtetit.

    “PZAP nuk më befasoi. Nuk është hera e parë që merr vendime absurde. Ka certifikuar votues të paligjshëm nga Serbia vazhdimisht. Tre kandidatët e Listës Serbe janë refuzuar nga ana e KQZ-së sepse me aktet formale të dorëheqjes, Kosovën e kishin konsideruar pjesë të Serbisë dhe e kishin quajtur “Kosovo i Metohija”.
    Në media me pas fol kështu, do të duhej të ju ndalohej kandidimi, e lëre më që kanë dorëzuar aktet e dorëheqjes nga pozita e kryetarëve të komunave, të nënshkruara, të vulosura e të protokoluara. Ky është shpërdorim i pozitës zyrtare kundër vet shtetit”.

    “Por, që ta mbrosh integritetin e institucioneve e të shtetit, pa dyshim që paraprakisht duhet të kesh vetë integritet. Kundërshtimi i tre kandidatëve nuk është kundërshtim i pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje. Përkundrazi, refuzimi i tyre është hapje e mundësisë për serbët që e pranojnë Kosovën si shtet dhe nuk lejojnë të përdoren nga Beogradi”.

    “Lejimi i këtyre tre kandidatëve të Listës Serbe është si me ua financu me para të buxhetit të shtetit fushatën kundër integritetit e sovranitetit të shtetit.
    Ne, si anëtarë të KQZ-së e kemi bërë detyrën tonë ligjore dhe kushtetuese, por edhe shtetërore. I mbetet që të njëjtën ta bëjë edhe Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese. Legjitimimi i këtyre kandidatëve do të ishte legjitimim i akteve të tilla që cenojnë integritetin dhe sovranitetin shtetëror”, ka shkruar ai në Facebook.

    Reporteri.net ka qenë mediumi i parë që ka raportuar para se të mbahet mbledhja e KQZ-së se ankesa e partisë serbe është pranuar nga PZAP.

    Tani Reporteri.net ka siguruar edhe vendimin e sotëm, me të cilin anulohet vendimi i KQZ-së dhe obligohet ky institucion që ta certifikojë Listen Serbe.

    DOKUMENT: Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri, vendos PZAP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!