×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i kryesisë së LDK-së ironizon me takimin Kurti – Thaçi: A bën me ta lon te pruga mandatin, e ti dil merre

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 10:50

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi ka ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.


    Dushi ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se “Presidenti i Kosovës bënë mirë që letrën për mandatar t`ia lë Kurtit nën pragun e zyrës dhe ai ta marrë natën tinëz”.

    Ndryshe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur dy letra në adresë të Kurtit për takim, por që ishin refuzuar nga ana e Albin Kurtit.

    Lideri i i VV të dielën ka thënë se mandatarin për krijimin e qeverisë mund t`ia jap vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, e jo presidenti i vendit.

    Ky është postimi i plotë i Florian Dushit:

    ‘A bon me ta lon te pruga mandatin, e ti dil e merre natën, tinëz?’. ka shkruar Dushi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!