×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i PDK-së në KQZ: Kurti sot bëri pazare në një hotel ku qytetarët nuk kanë mundësi as kafe me pi

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 17:22

    Ilir Gashi, anëtar i PDK-se ne KQZ, është deklaruar rreth takimit të krerëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” me Lidhjen Demokratike të Kosovës.


    Ai ka kritikuar qasjen e Kurtit lidhur me aktualitetin politik.

    Gashi ndër të tjera ka thënë se Kurti sot bëri marrëveshje për koalicion në një hotel ku qytetari i zakonshëm nuk ka mundësi as kafe të pijë.

    Postim i plotë:

    Albini kunder Kurtit!

    Kurti, ditën e parë pa u arritur marrëveshja, lëshon pe!

    Fton listën serbe në qeverisje, ju ofron ministri!

    Dikur Albin Kurti, sot, “Kryeministri” i Vehbi Kajtazit, në rolin e moralistit politik, shante politikanet qe mbanin takimet jashtë institucioneve.

    E sot ai po bënë të njëjtën gjë, po bënë marrëveshje koalicioni në një hotel ku një qytetarë i zakonshëm (qe dikur ia qante hallin Kurti) nuk mundet as me pi kafe aty!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!