Anëtari i VV-së në Tiranë, Hysamedin Feraj, ka vazhduar me deklaratat e tij, teksa e ka quajtur pro-serb emisarin amerikan Richard Grenell dhe pasi ish-kryeministri Ramush Haradinaj luftoi dhe iu vranë vëllezërit,tha se ky i fundit deshi t’a coptojë Kosovën.
Kështu shprehet ai në një postim të publikuar së fundi në rrjetin social Facebook, ku sërish nuk shkëputet nga deklaratat e tij.
“Disa përpiqen ta veçojnë Ramushin prej të tjerëve, pikërisht duke dëftuar të ndjenjat dhe sakrificat e tij, por njëkohësisht duke lënë përshtypjen se gabon pa dashje. Domethënë pa mend(im)? Nuk përbën argument lufta e tij. Sepse mbasi ka luftuar dhe mbasi i janë vrarë e plagosur vëllezërit e bashkëluftëtarët e tij, Ramushi, bashkë me Thaçin e Isën, e ka coptuar tashmë njëherë Kosovën”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.