×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i VV-së i thotë LDK-së: Oferta jonë më bujare se e PDK-së

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 20:04

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, ka thënë se oferta e partisë së tij për ndarje të pushtetit me LDK-në ka qenë mjaft bujare krahasuar me ofertat e PDK-së gjatë zgjedhjeve të kaluara.


    “Oferta e VV-së, për LDK-në, në krahasim me dy marrëveshjet e LDK me PDK të vitit 2008 dhe 2015, mund të cilësohet më bujarja, referuar historikut të krijimit të koalicioneve në Kosovë”, ka shkruar Kryeziu në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka rikujtuar ofertat për ndarje të pushtetit pas zgjedhjeve në vitet 2008 dhe 2015, ku LDK dhe PDK kishin qeverisur së bashku.

    Ky është statusi i plotë i tij:

    BUJARIA E VETËVENDOSJES

    Oferta e VV-së, për LDK-në, në krahasim me dy marrëveshjet e LDK me PDK të vitit 2008 dhe 2015, mund të cilësohet më bujarja, referuar historikut të krijimit të koalicioneve në Kosovë.

    Sa për rikujtim:

    2008

    LDK: Presidentin+5 Ministri

    PDK: Kryeministrin+Kryetarin e Kuvendit+7 Ministri

    2015

    LDK: Kryeministrin+7 Ministri

    PDK: Presidentin+Kryetarin e Kuvendit+8 Ministri

    https://www.facebook.com/taulant.kryeziu.14/posts/10219288829424003

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!