Çështja e presidentit vazhdon ta ndajë VV-në nga LDK-ja dhe të pamundësojë finalizimin e marrëveshjen për koalicion qeverisës. Ndërkohë, nuk kanë të reshtur statuset e anëtarëve të partisë së Kurtit që sulmojnë LDK-në por edhe “analistët” që e shohin me të drejtë një gjë të tillë si pazar të pozitave.
Donika Gashi, e anëtarësuar në Vetëvendosje para disa muajsh, tashmë ka propozuar ndër tjerë edhe Yllka Gashi, aktoren e njohur për t’u zgjedhur në këtë pozitë.
Gashi është edhe e motra e Donikës.
“Përfytyrojeni një presidente si p.sh.,Yllka Gashi. Artiste, apartiake, punëtore, njeri i mrekullueshëm, ambasadore e shkëlqyeshme në çdo nivel.”- shkruan ajo.
T’ju kujtojmë se një ndër kritikat më të ashpra të Vetëvendosjes ndaj qeverive në dhjetë vitet e fundit ishte edhe ajo e nepotizmit, ose punësimit të njerëzve në baza partiake. Por megjithatë, asnjë nga partitë nuk ka pasur ambicie që të afërmit t’i emërojnë edhe në pozitën e presidentit.
Megjithatë, Gashi ka thënë se për të e pranueshme do të ishte edhe Vlora Dumoshi e LDK-së, por edhe Vasfije Krasniqi-Goodman.
Më poshtë e keni të plotë statusin e saj:
Disa analista tepër po kanë qef me dështu koalicioni LVV-LDK! E po bërtasin diçka n’lidhje me pozitën e presidentit.
(Po kuptohet që shumica prej tyne lidhje me politikë nuk kanë. Ama nejse, sa me ba zhurmë q’aty!)
Nëse Vlora Dumoshi do t’ishte kandidate për Presidente, unë që sonte do t’a kisha pranu, k’shtu n’sensin e vendim marrjes futuristike, hiç pa dyshim.
Z.Latif Mustafa e propozoi znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. Propozim super i mirë edhe ky.
Ose, përfytyrojeni një presidente si p.sh.,Yllka Gashi. Artiste, apartiake, punëtore, njeri i mrekullueshëm, ambasadore e shkëlqyeshme në çdo nivel.
Por, Agim Veliun e Lutfi Hazirin, nuk m’i pranon logjika hiç, seriozisht. Ashtu siç logjika nuk ma pranon as sigurimin e pozitës për një X person, anonim, i cili nesër do t’na bëhej president si prej zarfi. Çkllup-tup n’karrige! Dhuratë prej LDK-së!
As fmija ma i pafajshëm nuk do ta pranonte një këso kushtëzimi, e lëre ma njerëzit e rritur të cilëve ju ka ra hise m’u marrë me politikë.