Profesori universitar, Blerim Latifi, u ka reaguar artistëve që po deklarohen në politikë.
Latifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kur po i sheh këto deklarime, po i kujtohet filozofi Platoni që e konsideron se politika po humbet vlerën e saj kur merret gjithkush me të.
“Ani kur po i shoh kta t’estradës e t’showbizit duke u deklaru për çështjet e komplikume të politikës, fill po m’shkon mendja të Platoni që konsideron se politika e humbet vlerën e saj kur merret gjithkush me të”, tha Latifi.
Kujtojmë se ‘Ballkani i Hapur’ mori reagime të shumta nga artistë shqiptarë, të cilët kritikuan Edi Ramën, për marrëveshjen që u nënshkrua në Shkup mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për iniciativën e quajtur tashmë “Open Balkan”
Në mesin e artistëve që reaguan ishte Besa Kokdhima, Morena Taraku dhe Genc Prelvukaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.