Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot nuk mund ti publikojnë rezultatet e 6 tetorit, kjo si pasojë e ankesës së Lëvzijes Vetëvendosje në Gjykatën Supreme.
Pasi që PZAP ka pranuar kërkesën e VV-së për të shpallur të pa vlefshme një votë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se nuk mund ti shpallim rezultatet, shkruan Reporteri.net
“Të nderuar përfaqësues të mediave, më lejoni t’iu informoj se kemi marrë konfirmim se në Gjykatën Supreme është parashtruar ankesë ndaj vendimit të një dite më herët të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, prandaj, rezultatet pas procesit të rinumërimit nuk mund t’i publikojmë në këtë fazë. Rezultatet nuk mund të publikohen pa një konfirmim, në këtë rast nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim”, ka thënë Elezi.
Ndryshe LVV ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ku ka kërkuar që të numërohen edhe 392 pako me fletëvotime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.