Në tryezën e organizuar nga grupi parlamentar i AAK-së, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e bizneseve, shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit si dhe OJQ të ndryshme, u diskutua rreth rritjes së çmimeve dhe jostabilitetit ekonomik të krijuar në vend.
Gjatë diskutimit, u tha se është evidente që gjendja ekonomike e shumicës së familjeve është rënduar nga kjo situatë.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se qytetarët e kanë të vështirë ta përballojnë këtë rritje, ndërkaq bizneseve iu imponohen të ju përshtaten situatës për të konkurruar në treg.
“Rritja e vazhdueshme e çmimeve ka ndikuar direkt në mirëqenien ekonomike të familjeve kosovare. Kjo situatë kritike kërkon zgjidhje konkrete dhe të shpejtë. Është nevojë urgjente për të bërë programe konkrete, duke bërë subvencionime të drejtpërdrejta në ekonomi”, u shpreh ai.
Deputeti Pal Lekaj njoftoi se tashmë kanë inicuar një debat parlamentar për të diskutuar rreth rritjes së çmimeve si dhe rreth nevojës për të sjellur sa më shpejtë në Kuvend, Ligjin e Pagave.
“Implementimi i këtij ligji, e rritë konsumin në vend dhe i jep impakt zhvillimit ekonomik”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.