Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi LVV është ankuar në PZAP për votat që LDK ka marrë me postë.
Ajo ka shkruar se LVV dëshiron t’i marrë 51 deputetë përmes manipulimit dhe se kjo është strategjia e tyre.
Kica-Xhelili ka thënë se ky “është sulmi i radhës që VV ia bën demokracisë”.
“Këta duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit – si gjithçka tjetër! KJO është strategjia. Kjo është logjika. Kjo është forma e të menduarit kriminal. Ky është sulmi i radhës që VV ia bën demokracisë. TIPIKE! Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë! “, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Gati 2000 fletëvotime u gjetën PA një parti të listuar, me defekt, kushedi ku të printuara. TË GJITHA me votë për VV!!!
80% e votave të konsulatave ku ASKUSH nuk e di kush e si i ka ruajtur ato vota, i mori LVV. Disproporcion TOTAL me votat në Kosovë.
Dhjetëra raste me dyshime për trenin bullgar, ASNJË fjalë nga VV.
Por ama qe 5 ditë zhurmojnë për LDK-në. Bëjnë analiza se kush sa vota mori BRENDA LDK-së; thuajse u shqetësokan SHUMË këta për ne.
Këta duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit – si gjithçka tjetër! KJO është strategjia. Kjo është logjika. Kjo është forma e të menduarit kriminal.
Ky është sulmi i radhës që VV ia bën demokracisë. TIPIKE!
Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.