×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ankesat e partive politike vonojnë edhe më shumë rezultatet përfundimtare

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 8:46

    Lëvizja Vetëvendosje do t’i drejtohet sërish Supremes për votat e diasporës.


    Ankesat e tilla, sipas njohësve të çështjeve politike, po vonojnë shpalljen e rezultateve përfundimtare.

    Sipas tyre, KQZ-ja duhet t’i shpallë rezultatet brenda kësaj jave, shkruan sot gazeta Zëri.

    Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar sërish apel në Gjykatën Supreme për fletëvotimet e ardhura nga diaspora.

    Ndonëse kjo Gjykatë kishe marrë vendim që të numërohen rreth 5 mijë votat e diasporës të ardhura me vonesë në Kosovë, PZAP-i ka vendosur që nga 4639 mijë sa ishin gjithsej, 1806 fletëvotime të mos numërohen.

    Ndaj këtij vendimi ka reaguar Vetëvendosja, e cila thotë se KQZ-ja e PZAP-i përveçse po ua mohojnë të drejtën e votës mërgimtarëve, po kontribuojnë edhe në shtyrjen e shpalljes së rezultateve përfundimtare.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!