Në Kosovë është duke u votuar për zgjedhjet parlamentare 2025. Procesi i votimit ka nisur në ora 07:00, ndërsa qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.
Këtë vit votuesit po identifikohen me një shënjues me marker në gisht, për dallim nga herët e kaluara kur përdorej spreji.
Mirëpo, nga shumë qytetarë ka pasur ankesa se shenja që po bëhet me marker është duke u fshirë lehtësisht.
Gazetarja e gazetës online Reporteri.net me anë të një videoje ka demonstruar se ngjyra mund të fshihet mjaft lehtësisht vetëm me aceton.
Gjatë ditës edhe Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+), ka adresuar këtë shqetësim. Ai ka thënë se shënjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë
“1. Shënjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar”, thotë ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.