×
  • Lajme
  • Lajme

    Ankesat s’kanë të ndalur, por Kurti thotë se me Ligjin e Pagave mënjanuan “pabarazitë drastike” që ishin në të kaluarën

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 9:57

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për Ligjin për Paga që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij muaji, duke thënë se me këtë Ligj për herë të parë në Kosovë u krijua një sistem i unifikuar i pagës në sektorin publik, duke mënjanuar pabarazitë që Kurti thotë se ekzistonin më parë, shkruan Reporteri.net.

    Kurti tha se po sigurohet fryma e drejtësisë dhe realizimi i  saj në hierarkinë e pagave.

    “Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në fillim të këtij muaji, në Republikën e Kosovës, për herë të parë kemi një sistem të unifikuar të pagës në sektorin publik dhe po mënjanohet pabarazia drastike në pagë çfarë ishte në pagë në të kaluarën. Dallimi në mes pagës më të lartë dhe më të ulët nga 20 sa ishte dikur, tani është zbritur në vetëm 4.78 herë. Pra, nga 1 me 20, është edhe më mirë se një me 5.

    Kemi rritje të buxhetit për paga prej 105 milionë euro. Po sigurohet fryma e drejtësisë dhe realizimi i  saj në hierarkinë e pagave, duke filluar nga kreu i shtetit me 1890 euro si paga më e lartë dhe asaj më e ulët, 395 euro”, ka thënë Kurti në konferencën  vjetore të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) “Par Progresi Kosovë 2023”.

    Ndër të tjera, Kurti në këtë konferencë tha se reforma rrënjësore e nisur në Administratën Publike do të sjellin efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie për qytetarët.

    Kujtojmë se deri më tani janë 32 ankesa për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik që kanë shkuar në Zyrën e Avokatit të Popullit.

    Shumë sindikata e mekanizma të tjerë shtetërorë janë shprehur të pakënaqur me këtë ligj, duke dorëzuar ankesa tek Avokati i Popullit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!