Në repartin e hemodializës në Mitrovicë, të hënën pacientët kanë pasur vështirësi në marrjen e shërbimit.
Në një video të publikuar nga KTV-së, dëgjohet edhe një zë që pacientëve u thotë “kryet ta kisha thy”.
Fyerje e tillë u është bërë pacientëve, të cilët po prisnin të marrin shërbimin e vonuar, së paku për të hënën.
Pacientët të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, kanë thënë se shërbimi i hemodializës ndodh të vonohet shumë shpesh.
Por, një gjë e tillë po mohohet nga drejtori shëndetësor, Zahir Musa, i cili thotë se fyerja drejtuar pacientëve, nuk ka ndodhur nga stafi mjekësor.
Sipas tij, ky rast do të përcillet nga organet përgjegjëse dhe nëse ka ndodhur ndonjë fyerje apo mungesë kujdesi nga stafi mjekësor, ndaj të njëjtëve do të merren masa disiplinore.
Për shërbimet që ofron spitali “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë, janë të kënaqur pacientët e tjerë që po shërohen këtu.
Në anën tjetër, drejtori Zahir Musa, ka thënë se së shpejti do të ketë investime të reja në spitalin e Mitrovicës, duke shtuar shërbime sa më profesionale për pacientët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.