×
  • Lajme
  • Lajme

    Ankohen punëtorët e Qeverisë: Ashensorët në ndërtesë nuk po punojnë

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 13:57

    Punëtorët që punojnë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, te ish-Rilindja, po ankohen se nuk po mund të shfrytëzojnë ashensorët në këtë ndërtesë.


    Sipas tyre kjo po ndodh pasi disa nga ashensorët nuk punojnë.

    Njëri nga këta punëtorë ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se kjo po shkakton tollovi në ndërtesë, pasi një numër i madh i tyre detyrohen të marrin të njëjtin ashensor.

    Sipas tij, në këtë mënyrë po rrezikohet edhe shëndeti i tyre, ngase e kanë të pamundur të mbajnë distancën në momentin që një numri i madh i punonjësve shfrytëzojnë një ashensor.

    Ai ka dërguar në adresë të Gazetës edhe disa fotografi, ku shihet se ashensorët nuk punojnë, derisa në një letër të vendosur thuhet se janë në servisim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!