×
  • Lajme
  • Lajme

    Ankohet Haradinaj: Serbia po armatoset, e na po kënaqemi që po i marojmë shpijat e bukura

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 8:45

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj mbrëmë ka folur për zhvillimet e fundit në vend.


    Haradinaj ndër të tjera ka folur edhe për rrezikun që Kosova ka nga Serbia, gjersa ka theksuar se  përderisa Serbia po furnizohet me municion, tek ne kujdesemi se kush po e ndërton shtëpinë më së bukuri.

    Kreu i AAK-së ka thënë se ka ardhë koha për tema konkrete e jo për fjalë boshe.

    “Na po kënaqemi, qetu po i marojmë shpijat e bukura, e Serbia po armatoset me armë. Siguria është e para. Kur s’ke siguri, s’ke as kulturë, e as arsim e as kurgjo. Është ardhë koha konkret me shku në tema, e jo me fol paushall. Me fol këtë temë e atë temë. Me i bë njerëzit e Zotë.’’, shton ai në një debat televiziv. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!