Ish-zvministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka tërhequr vërejtjen për shtimin e deklaratave të pamatura të disa zyrtarëve kosovarë kundër SHBA-ve.
Berisha ka gjetur “etnogjenezën” e këtyre deklarimeve duke i quajtur ose naivë, ose agjentura antishqiptare me qellim krijimin e sentimentit te antiamerikanizmit ne Kosovë
Postimi i tij:
Pamaturia e deklaratave ne rritje kunder zyrtareve te SHBA-së, ne rastin me te mire eshte naivitet, e ne rastin me te keq agjende e qarqeve antishqiptare, qe kane per qellim krijimin e sentimentit te antiamerikanizmit ne Kosovë.
Pretendimi naiv ose dashakeqes, qe ne te percaktojme te ndershmen e SHBA-se, kur dihet qe ajo e drejte i takon popullit amerikan ne procesin e tyre zgjedhor, nuk don shume mend per te kuptuar nje prapavije djallezore.
Ne, me SHBA-te, konform rendit nderkombetare, ne respekt te normave te sjelljes por edhe te miqesise, ndertojme maredhenie bilaterale, me organet shteterore dhe bartesit e tyre, qe nga presidenti e ne nivele tjera, duke njohur dhe respektuar autoritetin e tyre dhe anasjelltas.
Çdo veprim ndryshe tregon pamaturine tone shteterore por edhe tradicionale ndaj mikut, e qe mund te kete vetem nje rezultat- demtimin e shtetit te Kosoves.