Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se kryeministri i Kosovës, shkarkoi në mënyrë të njëanshme Agim Veliun duke thënë se edhe ata që ishin përkrahës të këtij koalicioni tani kanë mbetur me duar të lidhura.
Mirëpo Quni ia ka dhënë edhe një mundësi Kurtit, që brenda një ore të rishikojë vendimin e tij për Veliun dhe të reflektojë për taksën, në mënyrë që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë të tërhiqet, shkruan Reporteri.net.
Quni ka thënë se nëse Kurti vendosë të reflektojë, ai personalisht do të bëjë çmos që të bisedojë me kreun e LDK-së dhe deputetët e partisë që të tërhiqet mocioni.
“Edhe ne që ishim përkrahës të këtij koalicioni na keni keni brengosë, nuk di çka të kërkoj te deputetët të kërkojnë ta votojnë apo jo. Por unë ende kam një shpresë. Ju e kishit një mundësi nga Mustafa, nuk e di sa e keni marrë në konsideratë, ku ai iu kërkoi ta rishikoni vendimin. Albin është një ofertë që duhesh me pasë mirë në konsideratë. Është një mundësi e mirë, do e bëj të pamundurën që pasi të mirret pauza me urgjencë do ta takoj Mustafën dhe do të bisedoj me deputetët që ta tërheqin mocionin nëse ju e ktheni Veliun dhe reflektoni në lidhje me taksën”, ka thënë Quni. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.