×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni thotë se i pëlqen epiteti “Bashko Buha” që ja dha Thaçi, dhe flet për pagën e marrë në luftë

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 21:14

    Presidenti Hashim Thaçi para një jave në Komisionin Hetimor Parlamentar ku raportoi për dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, e quajti deputetit e LDK-së Anton Quni se është mercenar, pasi ky i fundit i tha se ishte frikacak në luftë.


    Madje Thaçi i tha Qunit se një këmbë e ka mbajtur në Kosovë e një në Shqipëri, gjatë kohës së luftës.

    “Një kamë në Kosovë një në Shqipëri e ke mbajtë -shpinën sigurtë, je hi në Kosovë masi u hy NATO”, tha Thaçi.

    “Ke qenë mercenar. Ti je Bashko Buha”, i tha Thaçi Qunit.

    Pas një jave Quni i LDK-së ka thënë se me aq sa ka dijeni Bashko Buha ka qenë hero në ish jugosllavi dhe se i pëlqen ky epitet.

    “Lidhur me epitetin e presidentit, në ato moment kur e patëm bisedën mes vete, nuk e kuptova. Mendova që po e përmend emrin e luftës. Pastaj e kuptova që është figurë e luftës botërore. Një djalë i ri që në moshën 15 vjeçare ka qenë pjesë e formacioneve të partizanëve. Aftësia e tij ka qenë në mënyrë të maskuar të asgjësojë bunkerat. Nëse është kështu, mua më pëlqen ky epitet. Ai ka qenë në ish Jugosllavi hero. Dhe një rrugë e Ferizajt e mban emrin e tij, me sa e mbaj mend është emëruar në kohën kur Ferizaj u qeveris nga PDK-ja’’, ka deklaruar Quni, shkruan Reporteri.net.

    Quni i është përgjigjur edhe akuzave të presidentit që i ka thënë mercenar.

    Ai ka thënë se angazhimi i tij në luftë nuk ka qenë për shkak të marrjes së një page.
    Deputeti i LDK-së ka deklaruar se ai nuk ka qenë pjesëmarrës kur janë vendos çështjet e kategorizimit të pages nga Ministria e Mbrojtjes.

    “Është marrë një vendim që ushtaraket e Ministrisë së Mbrojtjes varësisht ku janë të angazhuar të kategorizohen dhe të marrin ndonjë page. Angazhimi vullentar dhe obligativ në luftë duhet dalluar. Kjo pagesë ndër tjera ështe dhënë që të pamundësohet dezertimi, largimi nga njesia”, ka deklaruar Quni.

    Atë pagë që mu ka dhënë, e kam hargju në luftë, e kam ndarë me kafe e cigare me shokë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!