Pak momente para se të fillojë Kuvendi i Jashtëzakonshëm, Anton Quni ka bërë të ditur se është tërhequr nga kandidatura për kryetar të LDK-së.
Ai nuk ka treguar arsyet pse ka marrë këtë vendim, ndërsa nuk ka treguar se kë do ta përkrahë, shkruan Reporteri.net.
“Unë tërhiqem nga gara për kryetar”, ka thënë Quni.
Pas tërheqjes së Qunit, në garë për kryetar të LDK-së kanë mbetur, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.