×
  • Lajme
  • Lajme

    E jashtëzakonshme: Në një qytet, LDK përfundon zgjedhjet pa rrahje

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 21:11

    Lidhja Demokratike e Kosovës, mes tensioneve të shumta, është duke vazhduar që të mbajë procesin e brendshëm zgjedhor.


    E nga Kuvendi Zgjedhor i mbajtur në Prizren, delegatët e kësaj partie kanë zgjedhur për kryetar të LDK-së në Prizren, deputetit Anton Qunin.

    Quni fitoi karshi kolegut të tij, Driton Selmanajt, i cili nga 99 persona që votuan mori 45 vota.

    Në Kuvend, morën pjesë anëtarët nga kryesia qendrore si Arban Abrashi, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!