×
  • Lajme
  • Lajme

    Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 11:29

    Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është anuluar, thuhet në njoftimin e Kuvendit dërguar mediave.

    Arsyeja e mosmbajtjes së mbledhjes nuk është bërë e ditur në njoftim, po ashtu nuk është njoftuar as për ditën tjetër se kur do të mbahet kjo mbledhje.

    Ndryshe, në ngjarjet e paralajmëruara për sot ishte njoftuar se Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbante mbledhjen e radhës në orën 11:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!