Dy Komisionet parlamentare, ai për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i kanë anuluar mbledhjet të cilat i kishin planifikuar t’i mbanin sot.
Për këtë arsye Ministria e Punëve të Brendshme kishte themeluar fillimisht një Komision, i cili ka evidentuar gjendjen e dokumenteve të ndodhura në njërën nga kasafortat e kabinetit.
Ky komision përmes raportit të datës 8 qershor 2020, ka konstatuar se disa nga këto dokumentet nuk janë gjetur në gjendje të sigurisë fizike, sipas standardeve siç përcaktohet me ligj dhe me Rregulloren për Sigurimin Fizik të Informacionit të Klasifikuar.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zyrtari për Media i Kuvendit të Kosovës, Musli Krasniqi.
Ai tha se në lajmërimet e Komisioneve nuk kanë treguar ndonjë arsyetim të anulimit.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se përveç deputetit të LDK-së, Arben Gashi, edhe Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi është infektuar me COVID-19.
Edhe Kuvendi i Kosovës ka njoftuar mbrëmë se mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot në ora 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër.