×
  • Lajme
  • Lajme

    Anulohet tenderi 19 milionë euro për spitalin COVID në QKUK

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 9:46

    Ministria e Shëndetësisë ka anuluar tenderin 19 milionë euro për adaptimin e ndërtesës së se të Emergjencës në spital Covid.


    Ministria e Shëndetësisë ka anuluar sot tenderin e publikuar në dhjetor të vitit të kaluar për projektin e adaptimit të ndërtesës së re të Emergjencës në QKUK, në spital Covid për trajtimin e pacientëve, shkruan Gazeta Shneta.

    Anulimi i tenderit është bërë nga udhëheqësi i prokurimit në MSH Ismet Hyseni, pas kërkesës së departamentit për buxhet dhe financa.

    “Duke marr parasyshë se në buxhetin e miratuar për vitin 2021 nuk është paraparë buxhet për këtë projekt, kërkojmë anulimin e aktivitetit të prokurimit për arsye të mungesës së buxhetit”, thuhet në kërkesën e Jahë Gecajt dhe Kadrije Berisha.

    Tenderi për këtë projekt ishte iniciuar në kohën e ish-ministrit Armend Zemaj në dhjetor të vitit të kaluar. Zemaj pati deklaruar se spitali do të shërbente me 500 shtretër për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19.

    Në nëntor MSH e ka shpërblyer kompaninë “Alb-Architect” me kontratë në vlerë 380 mijë euro për projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve për spitalin Covid në QKUK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!