×
  • Lajme
  • Lajme

    AP: Përveç Thaçit e Veselit edhe 8 ish-luftëtarë të UÇK-së akuzohen për krime lufte

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 17:12

    Associated Press raporton se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së, po akuzohen nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për krime gjatë luftës.


    “Presidenti i Kosovës dhe nëntë ish luftëtarët e tjerë separatistë u akuzuan për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe për krime lufte, përfshirë vrasjen, nga një gjykatë që hetonte krimet kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës së pavarësisë së Kosovës 1998-99 me Serbinë.

    Në një deklaratë të lëshuar nga prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, bëhet e ditur se presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerë të dyshuar “janë përgjegjës për afro 100 vrasje”.

    Akuza të tjera përfshijnë zhdukjen me forcë, persekutimin dhe torturat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!