Agjencia e lajmeve, Associated Press, i ka kushtuar një artikull paradës ushtarake që është mbajtur në Serbi, për të shënuar Ditën e Fitores dhe humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Sipas kësaj agjencie me seli në New York, kjo paradë ushtarake është zhvilluar në mes të tensioneve të thelluara midis Kosovës dhe Serbisë.
Parada në qytetin jugor të Nishit, ka përfshirë katërmijë trupa, treqind automjete dhe dyzet avionë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse – një shfaqje e aleancës në rritje midis Moskës dhe Beogradit, shkruan Associated Press, transmeton Klan Kosova.
“Tensionet janë thelluar në rajon, me Serbinë dhe Kosovën që e akuzojnë njëra-tjetrën për minim të normalizimit të marrëdhënieve pas luftës së vitit 1998-99, e cila përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s”.
“Kosova, një ish-krahinë serbe, shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Mirëpo Beogradi ende nuk e ka njohur atë”.
“Çdo ndërhyrje ushtarake nga Serbia në Kosovë do të shkaktonte një konflikt të drejtpërdrejtë me forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO që janë të vendosura atje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.