×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli e kthen në rigjykim rastin e 17-vjeçarit nga Prishtina që u masakrua me thikë

    Reporteri
    19 Janar 2020 | 10:10

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka kthyer në rigjykim rastin e Arianit Asllanit, 17 vjeçarit nga Prishtina, i cili në maj të 2019-s ishte goditur mbi 6 herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij D.K në shkollën e mesme të Bujqësisë “Abdyl Frashëri”.


    Seanca e parë pritet të mbahet të hënën (20 janar).

    Lajmin e ka konfirmuar e ëma e Ariantit, Lindita Asllani.

    “Me datën 14.01.2020 e kam marr lajmin nga avokati që është vendosur të kthehet në rigjykim lënda. Seanca është caktuar më 20.01.2020. Në orën 14:00 të hënën”, ka thënë Asllani për Insajderin.

    Katër muaj më parë, Lindita Asllani kishte rrëfyer për Insajderi ngjarjen e 2 majit, ku si pasojë përveç djalit të saj, të plagosur kishin mbetur edhe dy nxënës të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!