×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli e lë në paraburgim Nagip Krasniqin, të dyshuarin për korrupsion në KEK

    Reporteri
    08 Maj 2023 | 12:58
    Nagip Krasniqi, Kryeshef i KEK-ut

    Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me ankesën e mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, e cila ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.

    Apeli e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e lënë Krasniqin në paraburgim.

    Mbrojtja ka kërkuar që Krasniqi të lirohet nga paraburgimi dhe atij t’i caktohet një masë më e butë me qëllim që të sigurojë praninë e tij në procedurën penale si dhe në të njëjtën kohë, të respektohen parimet themeltare të drejtësisë.

    Sipas vendimit që Koha e ka siguruar, Prokuroria e Apelit ka propozuar që ankesa e mbrojtësit të pandehur të refuzohet si e pabazuar, ndërsa aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.

    Gjykata në gjetjet e saj ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtjes nuk janë të qëndrueshme lidhur me mungesën e dyshimit të bazuar, ndërsa nuk janë të qëndrueshme as pretendimet lidhur me bazën e veçantë të rrezikut të ndikimit në dëshmitarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!