×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli i BIK-ut: Mos u grumbulloni për Bajram, përdorni telefonin për komunikim

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 8:13

    Zyrtari i BIK-ut, Ekrem Simnica, u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë që këtë Fitër Bajram të respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


    Simnica bëri apel të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe të mos ketë grumbullime gjatë këtyre ditëve.

    “Udhëzimet që sot na dalin nga ekspertët për parandalimin e Covid-19 përputhen me mësimet fetare, në të cilat thuhet se aty ku ka pandemi nuk duhet të futet, por edhe ata që janë në ato vende të pandemisë të mos dalin nga aty për qarkullim. Ne jemi duke i dëgjuar udhëzimet e ekspertëve të IKSHPK-së, MSH-së dhe organeve shtetërore që japin mësimet dhe porositë e tyre që ne të mos grumbullohemi dhe të mos kemi takime të afërta me njëri-tjetrin”, tha ai.

    Tutje ai bëri thirrje të mos bëhen vizita familjare këto ditë feste, por të përdoret telefoni e mënyra tjera elektronike për komunikim.

    “Për këtë Fitër Bajram të mos kemi vizita familjare, të përdoren metodat elektronike për të komunikuar, t’i shfrytëzojmë ato në këtë festë”, ka thënë Simnica në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!