Gjykata e Apelit, departamenti për krime të rënda, ka shpallë verdiktin për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Etem Arifin si dhe Bajram Gashin
Në aktgjykim, Apeli vërteton se deputeti Arifi dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim.
I njëjti akuzohet për veprën penale ushtrim i ndikimit dhe mashtrim në subvencione. Kurse, i akuzuari tjetër dënohet me 1 vit burgim.
Lidhur me këtë vendim, organi i drejtësisë obligon dy të akuzuarit t’ia kompensojnë institucioneve të shtetit një shumë të madhe parash.
Kësisoj, Arifi dhe Gashi detyrohen që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në emër të dëmit të shkaktuar t’ia kthejnë shumën prej 22.900 euro, kurse Zyrës së Kryeministrisë shumën prej 2749 euro në afër prej gjashtë muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Mirëpo, çfarë mase do të ketë deputeti i Kuvendit. Në bazë të vendimit të Apelit del se deputeti nuk do të arrestohet derisa të ketë vendim të prerë nga Gjykata Supreme.
Rreth vendimit të autoriteteve të drejtësisë, kishte reaguar edhe vet Arifi.
“Jo, unë nuk ndihem fajtor. Gjykata nuk ka pas asnjë provë e asnjë dëshmi dhe nuk ka qenë asnjë dëshmitar kundër meje”, kishte deklaruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.