Mbrojtësi i kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, avokati Virtyt Ibrahimaga, njofton se sot ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit për lënien në paraburgim të klientit të tij. Por, sipas avokatit Apeli këtë vendim është dashur ta nxjerrë më së largu deri më datën 27 prill.
Gjithashtu, i njëjti shprehet se Apeli ka konsideruar që Krasniqi duhet të qëndrojë në paraburgim sepse mund të ndikojë te pesë dëshmitarë.
“Cilët deshmitarë nuk janë intervistuar deri me tani, gjykates si duket nuk i intereson. Megjithatë fakt është se te gjithë deshmitarët të cilët prokuroria i ka emëruar në propozimin e saj janë intervistuar nga hetuesia, muaj më parë dhe pas intervistimin kanë vazhduar të punonjë ne të njejtën korporate ku Nagip Krasniqi ka qenë epror i tyre, pa asnje ndikim. Kurse masat e tjera si arresti shtëpiak nuk po e parandalojkan ndikimin e deshmitarëve”, thuhet në reagimin e avokatit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.