×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli verteton akgjykimin lirues ndaj katër ish-ministrave të Qeverisë Thaçi 2 dhe dy të tjerët për rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 15:47

    Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për lirimin nga akuza të katër ish-ministrave të Qeverisë Thaçi 2, Mimoza Kusari-Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”.

    Gjykata e Apelit me anw tw njw njoftimi ka informuar se është refuzuar ankesa e Prokurorisë Speciale, ndërsa është vërtetuar aktgjykimi i Themelores i datës 7 nëntor 2022.

    Për rastin “Falja e Hidrocentraleve”, katër ish-ministrat e Qeverisë Thaçi 2 akuzoheshin se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, me rastin e privatizimit të distribucionit të shpërndarjes së KEK-ut.

    Ish-zyrtarët patën votuar që Hidrocentrali i Lumbardhit, Hidrocentrali në Burim, ai në Dinakcë dhe Hidrocentrali i Radavcit të kalojnë në pronësi të kompanisë “Limak-Calik”.

    Në arsyetim të aktgjykimit, thuhet se gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, për të cilat sipas detyrës zyrtare kujdeset kjo gjykatë, të cilat kishin për ta kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar.

    “Gjithashtu është vlerësuar se pretendimet e prokurorit janë të paqëndrueshme për faktin se organi akuzës nuk ka potencuar apo vërtetuar në mënyrë të duhur se cili akt ligjor apo nënligjor është shkelurandaj, në këtë kontekst organi akuzës ka bërë referenca të gabuara ligjore për arsye se Ligjin për Rregullatorin e Energjisë Elektrike, respektivisht nenin 35 paragrafi 4 të Ligjit Nr.05/L-084, nuk ka qenë në fuqi në kohën për të cilën prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë kryer veprën/veprat penale pasi që Ligji në fjalë është ligj i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2016, dhe se në kohën për të cilën akti akuzues i ngarkon të akuzuarit (viti 2013), pra ky ligj nuk ka qenë në fuqi, në fakt as që ka qenë i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në aktgjykim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!