×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli vërteton dënimin e përjetshëm me burgim për vrasësin e Donjeta Pajazitit

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 15:21

    Gjykata e Apelit, ia ka vërtetuar dënimin më burgim të përjetshëm ndaj Naser Pajazitit, tw akuzuar për vrasjen e të rejës Donjeta Pajaziti, në nëntor të vitit 2015.


    Pajaziti u shpall fajtor muaj më parë, për veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 179, paragrafi 1, pika 1.4. e Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), nga Gjykata Themelore e Pejës.

    Apeli gjeti se ankesa e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitit, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 23.04.209, është e pa bazuar në ligj.

    “Kolegji profesional i kësaj gjykate, vlerësoj se aktgjykimi i shkallës së parë, nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë si dhe nuk ka shkelje të ligjit penal”, thuhet në njoftimin e Apelit.

    “Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit konstatoj se meqenëse në veprimet e të akuzuarit qëndrojnë rrethana posaçërisht renduese, ashtu sikurse ka vlerësuar edhe gjykata e shkalles se parë, dënimi me burgim të përjetshëm është në harmoni më rrezikshmërinë shoqërore të kësaj vepre dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarit, dhe më këtë dënim do të arrihet qëllimi i ndëshkimit, sikur parasheh neni 44 i KPRK-së”, thotë kumtesa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!