Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve që ende s’e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë këtë, duke u rikujtuar se mund të përballen me pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale. Procesi përfundon më 31 mars, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e APK’së bëhet me dije se deri tani 6 mijë e 420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, e 1 mijë e 714 janë në proces e sipër.
“Procesi i deklarimit të pasurisë ka filluar më 1 mars dhe përfundon më 31 mars. Deri më tani, 6420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 1714 janë në proces. Apelohen të gjithë zyrtarët që ende nuk kanë përfunduar deklarimin ta bëjnë sa më shpejt, pasi mosdeklarimi sjell pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.