×
  • Lajme
  • Lajme

    Aplikimi për vizë, makth për kosovarët

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 21:40

    Marrja e një vize është kthyer në makth për kosovarët. Përveç pritjeve para ambasadave dhe procedurave të ndërlikuara për aplikim, ata shpenzojnë edhe shumë para.

    Por nga krejt këto procedura që iu duhet t’i kryejnë, qytetarët po mbesin të dëshpëruar nga përgjigjja që marrin.

    Për dy herë iu kishte refuzuar viza, por megjithatë qytetari Kushtrim Gjinovci nuk do të ndalet së provuari derisa ta sigurojë një vizë për ta lënë Kosovën. Krejt kjo siç thotë ai vie për shkak t se nuk mund të jetohet me 250 euro rrogë.

    “Kam aplikuar dy herë në ambasadën e Gjermanisë por të dyja herët e kam të refuzuar. Njëherë në 2015-tën e njëherë në 2017. Kanë qenë përmbi 200 euro sepse duhet me i përkthy formularët në gjuhën gjermane, duhet të rregullosh dokumente në polici, gjykatë e komunë. Me këto rroga në Kosovë nuk mundemi me ia dalë, minimumi 250 euro që është rroga është problem” tha ai për T7.

    fatin e njëjtë e pati edhe Ardian Krasniqi. Ai tregoi se i ishte refuzuar viza për në Angli.

    “Kam aplikuar për në Angli por për fat të keq ka qenë përgjigjja negative, për atje është 160 euro aplikimi”, tregoi Krasniqi.

    Mënyrën e aplikimit për një vizë, Sali Buqaj po e sheh edhe si një biznes të cilën po e shfrytëzojnë shumë agjenci në Kosovë.

    “Kemi anëtar të familjes që kanë aplikuar edhe me shumë vonesë meqë jemi të diskriminuar nga shtet tjera.  Këtu po bëhet edhe biznes sepse po shkojnë përmes agjencive, marrin para për të nxjerrë një garancion, më jep 500, një mijë euro. Këtu çdo segment, çdo pjesë e jetës këtu është bërë biznes”, ka thënë Buqaj.

    Edhe Shukrije Hajdari u përballë me refuzimin e vizës.

    “Kemi aplikuar por na kanë refuzuar por nuk kemi mundur të bëjmë asgjë. Kemi familjarë atje por nuk mundemi me shku. Të kushtueshme janë. Të paktën 500 euro”

    Ndërsa nga raporte të mëhershme të organizatave joqeveritare flasin për mesatarisht 5 milionë euro në vit, që kosovarët i shpenzojnë për t’u pajisur me viza, ndërkohë që nuk është e sigurt nëse ata marrin vizë ose jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!