×
  • Lajme
  • Lajme

    Apostolova: Prishtina edhe Beogradi t’i implementojnë marrëveshjet e Brukselit

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 13:34

    Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka folur për marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë.


    Apostolova ndër të tjera ka thënë se BE-ja pret që marrëveshjet e arritura në Bruksel të zbatohen në tërësi, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Shefja e Zyrës së BE-së në një intervistë për ‘Jedinstvo’ ka thënë se parimi themelor i marrëdhënieve ndërkombëtare është respektimi i marrëveshjeve.

    Në pyetjen se pala kosovare po refuzon të zbatojë Marrëveshjet e Brukselit, ndër të cilat është edhe formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Apostolova është shprehur se BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të respektojnë marrëveshjet e mëparshme nga dialogu dhe të zbatohen në tërësi për çfarë është marrë vesh.

    “Ne presim që Serbia dhe Kosova do të respektojnë marrëveshjet e kaluara nga dialogu dhe të zbatojnë plotësisht atë që është rënë dakord. Kjo është parimi thelbësor i çfarëdo marrëveshje në marrëdhëniet ndërkombëtare. Beogradi dhe Prishtina janë të barabartë në tavolinën e dialogut”, ka thënë Apostolova për Jedinstvo, transmeton Gazeta Express.

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 23 dhjetor 2015 ka marrë vendim në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetutese disa pjesë të marrëveshjes së fundit për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS) e nënshkruar më 25 gusht të vitt 2015 nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

    Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese sqaron se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të themelohet ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e parë të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill të vitit 2013.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!