Zjarri ka përfshirë disa sipërfaqe tokë në fshatin Radivojcë të Vitisë, gjatë ditës së sotme.
Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar flakët, por sipas shefit të kësaj njësie në Viti, Hetem Jakupi, në raste të tilla zjarret mund të kaplojnë edhe arat e mbjellura me grurë.
Ai apelon për kujdes në natyrë dhe kërkon nga qytetarët të mos shkaktojnë zjarre pasi incidentet e tilla mund të jenë me dëme të mëdha në mjedis, prona e në shëndet.
Në Kosovë ka disa ditë që ka nisur fushata e korrje-shirjeve, raporton Plus TV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.