Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të enjten ka pranuar detyrën nga ish ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Ky i fundit e informoi Abrashin lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar, masat mbrojtëse ndaj COVI-19 dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga MI.
Abrashi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.