×
  • Lajme
  • Lajme

    Arbana Xharra i reagon Ganimete Musliut: Si ka mundësi të propozohem për presidente nga një erdoganiste

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 16:43

    Ish-gazetarja Arbana Xharra, kishte bërë bujë të madhe kur kishte aderuar  në PDK gjatë 2017.


    Pas kësaj ajo punoi në kabinetin e atë kohë kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, por pas pak muajsh u tërhoq, dhe shkoi për të jetuar në Amerikë, ku është edhe sot.

    Xharra sot ka reaguar ndaj ish-koleges së saj të partisë, Ganimete Musliu e cila e propozoi për presidente të vendit, propozime “ironike” të figurave të ndryshme që po i bën çdo javë.

    Por  kjo nuk i ka pëlqyer Xharrës e cila ka quajtur deputeten Musliu si erdoganiste, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Ganimete Musliu me paska propozu për presidente.

    Mendova pak a ja vlen me tu falënderuar për këtë “nder” që ma paska ba. Ndërkohë që mesreshtave paske përmendur edhe “baben Erdogan”, jo rastësisht, sepse ti dhe miku yt Mërgim Lushtaku e adhuroni.

    E qysh ka mundësi unë me qenë e propozuar për presidente nga një erdoganiste.

    Jo Gane, s’mundesh me dashtë edhe Kosovën edhe Erdoganin. E në anën tjetër me lehtë është me qenë deputete, ministre e presidente në Kosovë se me vite të tera me u marrë me taliban, ISIS edhe erdoganistë.

    Kështu që privilegjet e posteve po ua le juve unë kam punë më të rëndësishme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!