Gazetari Arben Ahmeti ka thënë se vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan dhe mosardhja e saj në Kosovë ishte një mesazh i rëndësishëm për vendin tonë.
“Sot një burrshtetase shumë e fuqishme vjen në Tiranë, në Beograd e nuk ndalet në Prishtinë është mesazh. Nuk ndodhë rastësisht që kryeministrin ta thërrasin në Tiranë dhe del nervoz nga takimi e konfliktohet edhe me gazetarë. Në mënyrë krejt të rastësishme presidenten ta thërrasin në Berlin. Këto janë mesazhe. Nëse nuk duam ta kuptojmë se ne duke e humbur shansin. Nuk i ndalohet Edi Ramës se ne jemi duke hyrë në politika izolacioniste”, vlerësoi Ahmeti në Politiko të Kanal10.
Ai po ashtu ka kritikuar kryeministri edhe qasjen e kryeministrit Kurti, shkruan Reporteri.net.
“Kryeministri ynë pas takimit me Merkel paralajmëron reciprocitet ndaj Serbisë. Pas një takimi ku me siguri të ëhstë kërkuar qasje në dialog del në konfernecë e thoitë se do të bëjë reciprocitet me Serbinë. E na prekemi që po na thotë Edi Rama që po bëjëm politikë izolacioniste.”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.