×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Arben Gashi akuzon Ramën: Ti që po e dëshironë Jugosllavinë e re, çka po të duhet?

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 15:40

    Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se Edi Rama po tenton të fshehë krizën e thellë politike të Shqipërisë duke shpikur ide për Jugosllavi të re.


    “Ky fare kryeministri qe deshiron Jugosllavine e re, cka po i duhet? Ndoshta legjitimitet pas krizes se thelle politike ne vend!!”, ka shkruar Gashi, në një reagim në FB.

    Ndërkohë, fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, s’e ka thënë ende asnjë fjalë për Samitin e Ohrit ku po flitet edhe për Kosovën dhe lirinë e lëvizjes të banorëve të Ballkanit. Në emër të Kosovës po flet Edi Rama i cili akuzoi sot liderët kosovarë se po vetëpërjashtohen nga organizime të tilla rajonale.

    Ka heshtur edhe Kadri Veseli, lideri i PDK’së dhe Kryetar në largim i Parlamentit të Kosovës. Veseli para disa ditësh është ftuar si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata Speciale. Prej asaj dite s’ka folur për tema të tjera.

    S’ka thënë asnjë koment as Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, i cili më herët ka pasur përplasje me Edi Ramën.

    Kundër Samitit të Ohrit kanë dalë Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeministri Isa Mustafa.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se s’ka punuar dhe as s’ka lidhje me Jugosllavinë. Këtë përgjigje ai e ka dhënë duke iu përgjigjur kundërshtimit të Isa Mustafës për mini shengein ballkanik.

    “Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opionin e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij. Të flasësh për një proces që rikrijon Jugosllavinë, të ma thuash mua që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante”, ka thënë Rama, në një konferencë për media në Samitin e Ohrit.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj Kosovës pas refuzimit të Presidentit Hashim Thaçi për të shkuar në Ohër ku Rama, Vuçiq, Zaev kanë çuar përpara nismën për lëvizjen e lirë që po quhet minishengen ballkanik.

    Së pari ka goditur Thaçin të cilit ia ka numëruar të gjitha samitet e Ballkanit Perëndimor ku ka marrë pjesë bashkë me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe ata serbë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!