Ka filluar vazhdimi i seancës së kaluar plenare e në të cilën kanë mbetur për të ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare.
Partitë opozitare Vetëvendosje e PDK kanë thënë se nuk do të votojnë pro ratifikimit të këtyre marrëveshjeve, çka ka shkaktuar përplasje me partitë në pushte.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar këto dy parti opozitare duke thënë se mosratifikimi i këtyre marrëveshjeve do t’ia humbë qindra mijëra euro Kosovës, në mes të krizës së pandemisë.
Ai opozitën e përbërë nga VV e LDK e ka quajtur të papërgjegjshme duke thënë se një sjellje e tillë nuk i ka hije opozitës, shkruan Reporteri.
“Në kulmin e krizës ekonomike po ia mohoni Kosovës që marrë qindra mijëra euro që t’i fusë në ekonomi, në kulmin e krizës thoni se ju keni pas ba kështu para 2 tri viteve dhe ne do të bëjmë kështu tash. Ju i keni nënshkru këto marrëveshje, nëse mendoni se kanë qenë marrëveshje të këqija ne do ti rrëzojmë, e keni përkrahjen tonë. Por nëse i keni negociu vet’, po doni me u sjellë njëjtë sepse ne paskemi vepru kështu para dy tri viteve. Në kulmin e krizës ekonomike, çka është kjo sjellje kështu. Po lumturoheni në fatkeqësi të qytetarëve të Kosovës, kjo nuk është sjellje që ju ka hije një opozite”, u shpreh Gashi. /Reporteri.net