×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi: Nuk ka ndodh kurrë në histori të Kosovës që një kryeministër të qëndrojë 10 ditë në Greqi me buxhet të shtetit

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 11:04

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar Qeverinë lidhur me menaxhimin e situatës në Deçan.


    Gashi ka thënë se reagimi institucional në lidhje me ndodhitë në Deçan ishte shumë i vonshëm.

    Ai është shprehur se nuk ka ndodhur asnjëherë, siç ka thënë ai me buxhet të shtetit, që një kryeministër të qëndrojë në një konferncë internacionaliste në Greqi, ku sipas tij flitet për ide komuniste.

    “Për herë të parë në historinë e Kosovës një kryeministër me buxhet shteti qëndron në një konferencë interenacionale në Greqi, ku flitet për ide komuniste. Ky kryeministër ka dështu me u përgjigjë në Deçan për të mirën e qytetarëve. Qëndron me paret e buxhetit me familje”, u shpreh ai në seancën e Kuvendit.

    Ndryshe, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se shpenzimet e Kurtit për vizitën ku ai mori pjesë në një simpozium në Greqi, i ka mbuluar organizatori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!