×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa përqind të votave i merr LDK-ja në zgjedhje? Arben Gashi: Unë nuk qes fall

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 10:43

    Të gjitha partitë politike janë duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Kosovë.


    Në rast se nuk ka dakordim për çështjen e presidentit, ky skenar sipas të gjitha gjasave do të ndodhë në pranverë të vitit 2021.

    Partitë madje kanë dalë tashmë me përqindje se sa do të shkojnë në përqindje.

    Në emisionin DPT te Fidani në T7, LDK-ja është pyetur se sa mund të shkojnë në përqindje.

    Megjithatë, shef i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk bën parashikime.

    Kjo mënyrë sipas tij e parashikimit është sikur “fall”.

    “Kjo mënyrë e diskursit më duket si me qit fall, e unë fall nuk qes. Nuk po qes fall”, tha ai.

    Vetëvendosje vazhdimisht thotë se synojnë 50%, kurse AAK 13% të votave në zgjedhjet e reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!