×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi: Pa u tërhequr projektligji, nuk marrim pjesë në seancë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 15:36

    Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media ka thënë se ende nuk është tërhequr projektligji për ndryshimet e propozuara në ligjin për zgjedhjet.


    Gashi ka thënë se nuk marrin pjesë në seancën për votimin e presidentit pa u tërhequr ky projektligj, shkruan Reporteri.net.

    “Ne kemi bërë kërkesë eksplicite nga VV e cila ka marrë një veprim akrobatik, të paarsyeshëm si kërcënim dhe shantazh ndaj partive politike, duke kërcënuar deputetët. Ne kemi kërkuar nga Kurti ta tërheqë projektligjin e propozuar. Ne ende nuk kemi tërheqje të projektligjit dhe ende jemi në të njëjtën situatë. Ne jemi për plotësim-ndryshimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Ne jemi për reformë substanciale zgjedhore, por nuk jemi që në mënyrë arbitrare të mbledhen komisionet dhe të ndryshohet ligji”.

    Gashi tutje tha se projektligji duhet të tërhiqet automatikisht nga prozouesi dhe të jepen garanci se do të kemi një reformë zgjedhore substanciale.

    “Duhet automatikisht të tërhqiet nga propozuesi ky projektligj dhe të jepen garanci se do të kemi një reformë zgjedhore substanciale”, u shpreh ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!