Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se janë tri rrugë për dalje nga bllokada aktuale institucionale ku gjendet Kosova që pas 9 shkurtit 2025.
Gashi ka thënë se opsioni i parë për dalje nga kjo bllokadë është që Kurti të arrijë ndonjë koalicion qeverisës, i dyti që ta krijojë një qeveri të pakicës meqë me çdo kusht po dëshiron të bëhet kryeministër, ose të shkohet në zgjedhje të reja.
“Tjera opsione nuk ka. Unë po e shoh si zgjidhje të dalim nga kjo situatë. Duhet të dalim disi”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se nëse vendos LDK që të përkrah opsionin për qeveri të pakicës, atëherë edhe vetë do ta japë votën “për”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.