Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën plenare ka thënë se qeveria e re do të vendos standard të reja të komunikimit e bashkëpunimit.
“Do t’i vendosim standardet, do të jetë gjuhë e bashkëpunimit, jo e zhurmës suaj (VV). Do të jetë standard i ri i bashkëpunimit, do të flasim butë, do të punojmë fort”, tha ai, shkruan Reporteri.net.
Ai thumboi VV-në, duke thënë se qeveria Hoti nuk do ta qet Serbinë në avantazh në Këshilline Sigurimit dhe në gazetat prestigjioze.
Ai përmendi edhe hyrjen e 200 mjekëve serbë në Kosovë, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, futjen e mbi 1 mijë testeve gjatë kohës së qeverisë Kurti.
Gashi vazhdoi ta thumboi VV-në, duke thënë se pasioni i tyre prej opozitari do të respektohet.
“Pasioni juaj i opozitës do të respektohet, ne sot po vendosim standardin e ri të bërit politik, e të menduarit politik, dhe ju jeni të mirëseardhur. Mirëserdhët në realitetin e ri politik, ju garantoj që lajmet në gazetat prestigjioze do të jenë në favor të Kosovës dhe për çdo vendim do të jeni të përfshirë dhe të informuar”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.